Marotta bën ligjin: Mposht Juventusin duke ofraur 70 milionë euro për pasuesin e Lautaros!

Përkundër rinovimit deri në vitin 2026, Lautaro Martinez nuk e ka patjetër që të qëndrojë tek Inter deri në përfundim të kontrate.

Situata ekonomike tek Inter mbetet akoma delikate dhe në këtë mënyrë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë largimi tjetër gjatë verës së ardhshme.

Mirëpo Neroazzurët nuk do të heqin dorë nga shërbimet e tij për më pak se 90 milionë euro dhe nga ana tjetër kanë gati emrin që do zërë vendin e argjentinasit.

Diario Gol bën të ditur që skuadra e Inzaghit është duke e vëzhguar me kujdes situatën e yllit të Atletico Madrid, Joao Felix i cili vlerësohet me një çmim prej 70 milionë eurosh.

Në këtë mënyrë zikaltërit do të arrinin që të kursenin disa milionë euro mirëpo duhet të jenë të vetëdijshëm që në garë për të është edhe Juventusi por kjo e fundit nuk është e gatshme të ofrojë 70 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here