Eden Hazard është gati për një divorc të parakohshëm me skuadrën e Real Madrid duke marrë parasysh faktin që kontratë të mbetur ka edhe 2 vite e gjysmë.
Gjatë javëve të fundit, mediat në Itali dhe Spanjë kanë ngritur çështjen e tij duke shkruar që ai mund të largohet nga Santiago Bernabeu edhe gjatë afatit të janarit.
Dëshira e 30 vjeçarit belg është që të vazhdojë karierën në ndonjë skuadër të madhe ku interesimi për të nga Italia nuk ka munguar asnjëherë.
Trajneri i Real Madrid i hodhi më shumë benzinë zjarrit me një deklaratë të tij ku tha se nuk e ka penguar asnjëherë asnjë futbollist që nuk ka dashur të jetë pjesë e skuadrës së tij.
Mediat në Itali bëjnë të ditur që përfaqësues të Juventusit kanë komunikuar me babai dhe njëkohësisht agjentin e tij, Terry Hazard për mundësinë e një transferimi gjatë muajit janar.