Marrëveshja është gati: Jonathan Ikone transferohet në Serie A!

Ky sezon është i fundit për Jonathan Ikone me fanelën e skuadrës së Lille.

Kjo pasi sulmuesi i kampionëve të Ligue 1 po kërkohet me ngulm nga një skuadër italiane.

Është fjala për Fiorentinën e cila po tregohet shumë aktive në merkato pasi janë të vetëdijshëm për largimin e Dusan Vlahovic në fund të këtij sezoni.

La Viola po synon arritjen e një marrëveshje për një shumë prej 15-16 milionë eurosh.

Kampionët francezë po përballen me vështirësi ekonomike dhe shitja e yllit të tyre duket e paevitueshme dhe presidenti Rocco Commisso është i informuar për një gjë të tillë.

Atalanta dhe Milan tentuan transferimin e tij verën e kaluar për plot 25 milionë euro mirëpo atëherë francezët nuk morën parasysh asnjërën prej ofertave të skuadrave italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here