20 milionë euro dhe Jeremie Boga kalon tek gjiganti i Serie A!

Jeremie Boga duket se ka marrë vendim që në fund të këtij sezoni mos të vazhdojë bashkëpunimin me Sassuolon dhe karierën ta vazhdojë tek një skuadër më e madhe.

Për Boga gjatë dy viteve të fundit ka pasur një interesim të madh mirëpo i cili nuk u konkretizua akoma por edhe durimit të sulmuesit tashmë i ka ardhur fundi.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka një kontratë deri në qershor të 2022 dhe ‘Neroverdi’ kanë kërkuar 20 milionë euro për kartonin e tij.

Skuadra favorite për blerjen e kartonit të tij mbetet akoma Atalanta e cila është e gatshme akoma të dhurojë 20 milionë euro, aq sa po kërkojnë edhe drejtuesit e Sassuolos.

Një marrëveshje ka shumë mundësi që të arrihet edhe gjatë muajit janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here