E bujshme: Raphael Varane transferohet në Serie A, por jo te Juventus

Lajm bombastik, Raphael Varane transferohet te gjiganti italian.

Raphael Varane u transferua te Manchester United gjatë verës së kaluar nga Reali për 40 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur ta gjejë formën e duhur në Old Trafford.

Edhe pse erdhi si përforcim i madh, Varane nuk ka bindur drejtuesit e United me paraqitjet e tij dhe francezi nuk konsiderohet si i paprekshëm.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë  kërkon të përfitojë Interi.

Marotta është duke studiuar transferimin e Varane dhe Neroaxurët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për kartonin e francezit.

Njëri nga dyshja Skriniar-De Vrij pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit dhe Varane do të ishte zëvendësuesi ideal.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here