Beppe Marotta po tregohet deri më tani i duruar sa i përket merkatos duke mos treguar objektivat e skuadrës por siç po duket janari do të jetë tepër i rëndësishëm për Neroazzurët.
Kampionët e Scudettos po bëhen gati për një transferim të trefishtë edhe atë nga skuadra e Sassuolos e cila duket me të vërtetë e shqetësuar nga ky interesim.
Kjo për faktin që bëhet fjalë për 3 nga emrat kryesorë të skuadrës si Gianluca Scamacca, Davide Frattesi dhe Giacomo Raspadori.
Scamacca dhe Raspadori u kërkuan nga zikaltrit edhe gjatë merkatos së verës por nuk u arrit transferimi i tyre ndërkohë që në këtë listë është Frattesi që ka habitur.