Trajneri i ri i Genoas, Andriy Shevchenko ka si për qëllim që gjatë merkatos së janarit të sjellë disa përforcime ku në këtë listë bën pjesë edhe një futbollist i Milanit.
Genoa këtë sezon ka vuajtur nga rezultatet e dobëta gjë që detyruan edhe shkarkimin e Davide Ballardini dhe emërimin e Shevchenkos si pasuesi i tij.
Tani ukrainasi ka vënë në shënjestër një futbollist të Rossonerëve.
Bëhet fjalë për anësorin spanjoll, Samu Castillejo largimi i të cilit gjatë muajit janar është shumë i mundur që të ndodhë.
Ka shumë zëra që thonë se Castillejo do të ishte një emër shumë i rëndësishëm tek skuadra e Shevchenkos në këtë pikë kritike të sezonit.