Nuk presin më, Pioli me sulmues të ri në janar!

AC Milan pritet që të shtojë në rradhët e saj edhe një sulmues tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Rossonerët po kërkojnë që të sigurojnë shërbimet e Alexandre Lacazette sa më shpejtë që të jetë e mundur, siç bën të ditur Rudy Galetti.

Ata pritet që të bëjnë një ofertë gjatë janarit për 30 vjeçarin për shkak se nuk i pritet për të siguruar shërbimet e tij deri në muajt e verës.

Topçinjtë tashmë para vetes kanë mundësinë për të fituar para nga largimi i sulmuesit i cili këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshje të zhvilluara në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here