Darwin Nunez te gjiganti italian.
Sulmuesi i Benfikës, Darwin Nunez ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij.
Uruguaiani ka realizuar 11 gola këtë sezon në 16 ndeshje të luajtura, 5 prej tyre në Ligën e Kampionëve.
Disa javë më parë u raportua se Nunez ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit, mirëpo në garë për 22-vjeçarin është përfshirë edhe një tjetër gjigant italian.
Calcio Mercato, shkruan se Milan është përfshirë në garë për sulmuesin uruguaian dhe e shohin 22-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e sulmit.
Rosonerët do të nisin së shpejti bisedimet me agjentin e tij. Vlera e Nunez në treg është 20 milionë euro, shifër aspak problematike për Milanin.
Nunez preferon kalimin te Milani, pasiqë në San Siro do ta ketë të garantuar pozitën e titullarit.