40 milionë euro, Mourinho i hapë derën largimit të Zaniolos!

‘Nëse unë do të isha si Zaniolo do të filloja të mendoja që të luaj në Serie A është e pamundur për mua’, ishin këto fjalët e teknikut portugez Jose Mourinho në një intervistë pas humbjes ndaj Bolognas.

Ai për Roma Tv ka këshilluar futbollistin që të shikojë për karierën e tij jashtë Italisë pasi këtu e ka shumë të vështirë që të luajë.

Zaniolo kishte shfaqur dëshirë për të rinovuar mirëpo deri më tani asnjë mbledhje nuk është mbajtur duke bërë që një skuadër e Premier League të rritë akoma më shumë interesimin.

Bëhet fjalë për Manchester United e cila është e gatshme të paguajë çmimin e nevojshëm për të.

Talenti i Giallorossëve vlerësohet me një shifër prej 40 milionë eurosh, para të cilët Djajtë e Kuq janë në gjendje që ti ofrojnë menjëherë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here