Ditët e numëruara në Camp Nou: Samuel Umtiti gjatë janarit në Serie A me parametra 0!

Samuel Umtiti ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit tek Barcelona dhe largimi tashmë është vetëm çështje kohe.

Njëra prej skuadrave më të mëdha në Itali ka shfaqur interesim serioz për transferimin e francezit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Bëhet fjalë për Milanin e cila tashmë për një periudhë nuk duhet të llogarisë në shërbimet e Simon Kjaer për shkak të një dëmtimi që danezi pësoi këto ditë.

Hipotezat janë të shumta ditëve të fundit mirëpo mbrojtësi katalanas ka kohë që ka bërë të ditur që po kërkon skuadër të re ku mund të luajë rregullisht.

Paolo Maldini ka filluar punën në teren dhe duke patur parasysh situatën e vështirë ekonomike që Barcelona po kalon, nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here