Milenkovic përsëri në qendër të vëmendjes, kalimi tek gjiganti i Serie A shumë pranë!

Nikola Milenkovic verën e kaluar ishte njëri prej emrave më të kërkuar në Serie A mirëpo merkaton që lamë pas Fiorentina u ndje më e relaksuar.

Rinovimi me skuadrën nga Firence nuk nënkupton asgjë për serbin pasi largimi i tij po bëhet gati gjatë janarit ose më së largu verën e ardhshme.

Milan është vënë në kërkim të zëvëndësuesit për Simon Kjaer dhe Milenkovic duket emri perfekt për të zënë vendin e danezit.

Gazzetta dello Sport bën të ditur që transferimi i tij do të arrihet për një shifër prej 15 milionë eurosh.

Në rast se Rossonerët do dështojnë për të transferuar qendrën e Fiorentinës atëherë një opsion tjetër është ai i Luiz Felipe të Lazios.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here