Ylli i Manchester United, Alex Telles zbarkon në Apenine!

Ylli brazilian ka dështuar që të tregojë aftësitë e tij tek skuadra e Manchester United.

Mbrojtësi ka dështuar që ta stabilizojë veten tek Djajtë e Kuq pasi deri më tani ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje në Premier League.

Ndërkohë që në Apenine është ringjallur një derbi i madh për shërbimet e mbrojtësit 28 vjeçar.

Inter dhe Milan janë dy skuadra të interesuara për Telles qysh prej kohës sa ishte pjesë e skuadrës së Portos ndërkohë që tani United nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij para fundit të sezonit.

The Sun me anë të një shkrimi ka bërë të ditur që shitja e tij mund të ndodhë më shpejt në qoftë se ai dështon për të bindur teknikun e ri, Ralf Ragnick.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here