Super shkëmbim: Sensi në Bergamo, ylli i Atalantës te Interi

Inter dhe Atalanta kanë gati super shkëmbimin për merkaton e janarit.

Klubet kanë filluar të punojnë për merkaton e janarit edhe pse kanë mbetur edhe 23 ditë nga hapja e afatit kalimtar.

Inter po kalon një formë të mirë dhe Neroaxurët pritet të bëjnë disa përforcime në janar për të mbrojtur titullin.

Njëri nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Inzaghit është Stefano Sensi dhe drejtuesit kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje 25-vjeçarin.

Interesim për Sensin ka shfaqur Atalanta dhe te Inter janë të gatshëm të përfitojnë nga interesimi i Bergamaskëve.

Calcio Mercato, shkruan se për ta lënë të lirë Sensin, Inter ia ka kërkuar Atalantës në këmbim kartonin e Marten de Roon.

Atalanta nuk ia ka mbyllur derën këtij shkëmbimi, pasiqë de Roon e ka humbur rëndësinë në skuadër dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here