Marrëveshja është arritur: Mauro Icardi rikthehet në Serie A!

Lajm bombastik nga Italia, Mauro Icardi rikthehet në Serie A!

Sulmuesi i PSG, Mauro Icardi mund të luaj përsëri në Itali sipas raportimeve të fundit.

Me ardhjen e Pochettinos në stolin e PSG, Icardi nuk është më lojtar kyç në skuadër.

Argjentinasi këtë sezon ka luajtur në 17 ndeshje duke realizuar tre gola dhe drejtuesit janë të hapur për shitjen e tij.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Icardi në janar do të rikthehet në Serie A.

Sipas mediave italiane, Icardi ka arritur marrëveshje personale me Milanin dhe se tani mbetet që Rosonerët të arrijnë marrëveshje me PSG.

Milan është në kërkim të zëvendësuesit të Ibrahimovic dhe Icardi është futbollisti ideal.

Rosonerët synojnë huazimin e Icardit me opsion blerjeje, ndërsa bisedimet me PSG pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here