Mbyllet gjithçka: Ikone në Serie A për 15 milionë euro!

Jonathan Ikone ka javë të tëra që po kërkohet nga disa skuadra në Itali dhe tashmë marrëveshje për transferimin e tij duket se është arritur.

Ylli i Lille raportohet të ketë arritur tashmë një marrëveshje me skuadrën e Fiorentinës e cila po bëhet gati që mos të llogarisë më në shërbimet e Dusan Vlahovic i cili pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Tashmë është caktuar një takim mes përfaqësuesve të Lille dhe Fiorentinës ku shitja do të kapë vlerën e 15 milionë eurove.

Futbollisti ka arritur marrëveshjen personale dhe gjithçka që ka mbetur tani është nënshkrimi në letër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here