Blerje e trefishtë: Roma do dominojë merkaton e janarit!

Bossi i Romës, Jose Mourinho është duke përgatitur një goditje të trefishtë në merkaton e janarit, raporton Gazzetta dello Sport.

Bëhet fjalë për tri blerje që mund të ndryshojnë shumë Giallorossët edhe sa i përket luftës për titullin, pasi janë 3 emra që premtojnë shumë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Norwich City Max Aarons, pastaj Corentin Tolisso i Bayern Munich dhe Florian Grilitsch i Hoffenheim.

Roma do të jetë e detyruar për të paguar një shumë të caktuar për Aarons ndërkohë që Tolisso dhe Grilitsch priten që të nënshkruajnë një parakontratë për tu transferuar me parametra 0 në verën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here