Lajm fantastik: Milan në janar transferon yllin e Serie A për 25 milionë euro!

AC Milan gjatë ditëve të fundit ka marrë një lajm shumë pozitiv sa i përket merkatos brenda Italisë.

Rossonerët janë në ndjekje të mbrojtësit të skuadrës së Torinos, Bremer.

Ai është njëri prej objektivëve kryesorë të skuadrës së Piolit për merkaton e janarit për shkak të dëmtimit të Simon Kjaer dhe një përforcim në qendër të mbrojtjes është një urgjencë.

Calciomercato ka bërë të ditur që Bremer ka refuzuar të rinovojë kontratën me Torinon dhe kjo e fundit ka vendosur për shitjen e tij sa më të shpejtë.

Por Bremer do ti kushtojë Rossonerëve hiç më pak se 25 milionë euro, që nuk do të jetë aspak një transferim i lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here