E bujshme: Muriel transferohet te gjiganti italian

Luis Muriel largohet nga Atalanta, por jo nga Serie A.

Sulmuesi i Atalantës, Luis Muriel sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Bergamo në merkaton e janarit.

Kolumbiani nuk po fiton shumë hapsira te Atalanta dhe dëshiron të ndryshojë skuadër.

Edhe pse ke luajtur gjithsej 484 minuta këtë sezon, Muriel ka arritur të realizojë tre gola dhe katër asistime.

Corriere di Bergamo, shkruan se Atalanta është e gatshme ta lërë të lirë Murielin të largohet për 20 milionë euro.

Në garë për 30-vjeçarin janë Juventus, Inter dhe Milan, por Biankonerët shihen si favorit, pasiqë kolumbiani do të fitonte më së shumti minuta te Zonja e Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here