Shkëmbim spektakolar: Romelu Lukaku rikthehet në Serie A!

Gati shkëmbimi spektakolar, Romelu Lukaku rikthehet në Itali!

Sulmuesi i Chelsea, Lukaku u largua nga Interi verën e shkuar për 110 milionë euro, mirëpo nuk po arrin të gjejë formën e duhur në Stamford Bridge.

Belgu ka realizuar vetëm 5 gola në 16 ndeshje të luajtura dhe është duke u konsideruar si një transferim i dështuar.

Portali i njohur italian Calcio Mercato News, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Lukaku mund të rikthehet në Serie A falë një shkëmbimi spektakolar.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Chelseas dhe Juventusit. Chelsea është e gatshme tia ofrojë Juventusit kartonin e Lukakus në këmbim të Matthijs de Ligt.

Blutë e Londrës janë në kërkim të zëvendësuesit të Rudiger, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.

Chelsea synon transferimin e Haaland dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë Lukakun të largohet.

Juventus nga ana tjetër është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Lukaku do të ishte një përforcim i madh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here