‘Dhurata’ e fundvitit: Fabian Ruiz tek Juventus, ylli i Biankonerëve tek Napoli!

Edhe pse emri i tij është në hije, Fabian Ruiz padyshim që mbetet njëri prej mesfushorëve më cilësorë të Serie A.

Ylli i skuadrës së Napolit prapë është në qendër të vëmendjes por kësaj rradhe nga njëra prej skuadrave më të mëdha në Apenine.

Bëhet fjalë për Juventusin e cila kërkon me çdo kusht transferimin e tij dhe në këtë mënyrë i ka ofruar në tavolinë napolitanëve shërbimet e Arthur Melos.

Amerikano-jugori tash e sa kohë nuk është pjesë e formacionit të parë tek Biankonerët dhe largimi i tij tashmë është vetëm çështje kohe.

Shkëmbimi mbetet opsioni më i preferuar për të dy skuadrat pasi as Napoli nuk dëshiron të mbetet pa alternativa në mesfushë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here