Antonio Conte akoma nuk e ka kapërdirë largimin nga Interi dhe në këtë mënyrë po tenton që ti hakmerret Neroazzurëve me anë të merkatos.
Teknikun italian përsëri e bashkon fati me Interin por kësaj rradhe do të jenë rival të ashpër dhe skuadra e Tottenham nuk e ka ndërmend që të lëshojë pe në këtë garë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian të skuadrës së Torino, Gleison Bremer i cili ka një vlerë në merkat që arrin shifrën e 25 milionë eurove.
Beppe Marotta nuk ka luksin financiar për një ofertë të tillë dhe Neroazzurët qysh prej fillimit ndodhen në disavantazh kundrejt skuadrës londineze.
Nga Premier League bëhet e ditur që edhe Chelsea është e interesuar për shërbimet e Bremer.