Lautaro në Stamford Bridge, dy yjet e Chelseas në Meazza!

Sirena të reja për Lautaro Martinezin.

Argjentinasi edhe pas rinovimit të kontratës me Neroazzurët është akoma në qendër të vëmendjes ku tashmë është Chelsea e cila po kërkon ta bëj për vete atë.

Blutë e Londrës kanë gati planin perfekt për të bindur Marottan që të arrijnë një kompromis për të bërë përsëri dyshen Lukaku-Lautaro.

Chelsea më herët shfaqi gatishmërinë për të ofruar shërbimet e Timo Werner por një gjë e tillë nuk u konsiderua e mjaftueshme nga kampionët e Serie A.

Tashmë Thomas Tuchel është në gjendje që të heqë dorë gjithashtu edhe nga Mateo Kovacic, emër ky që më herët ishte i kërkuar nga skuadra e Inzaghit.

Inter dëshiron vetëm para në këmbim të kartonit të tij por nëse dëshira e argjentinasit është që të largohet atëherë Beppe Marotta nuk do të ketë shumë mundësi para vetes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here