Maldini i jep një shuplakë Marottas!
Milan dhe Inter përveç duelit në kampionat, duelojnë shpeshherë edhe në merkato.
Verën e kaluar Inter i dha një goditje Milanit duke ia rrëmbyer Calhanoglun me parametra zero.
Por Rosonerët nuk e kanë harruar këtë dhe kanë gati hakmarrjen ndaj Neroaxurëve.
Siç shkruajnë mediat italiane, Milan është përfshirë në garë për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Filip Kostic.
Kostic është i lidhur me një transferim te Interi, për një kohë të gjatë, por tani favorit për të siguruar shërbimet e tij është Milani.
Rosonerët janë favorit për faktin se kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Eintrachtin e Frankfurtit pas bashkëpunimeve për Rebic-Silva.
Vlera e Kostic në treg është 20 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn.