Super shkëmbim: Arthur në Goodison Park, ylli i Evertonit te Juventusi

Juventus dhe Everton kanë gati super shkëmbimin për merkaton e janarit.

Juventus nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri dhe pas 17-të xhirove Biankonerët renditen në pozitën e 7-të.

Zonja e Vjetër pritet të bëjë disa përforcime në merkaton e janarit, por nga skuadra do të ketë edhe largime.

Njëri nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Allegrit është Arthur Melo. Braziliani nuk ka arritur ta gjejë formën e duhur te Juventusi dhe është pranë largimit nga Zonja e Vjetër.

Mediat angleze, shkruajn se Juventus dhe Everton kanë gati një super shkëmbim mes tyre.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Arthur Melos dhe Lucas Digne. Everton ka shfaqur interesim për Melon dhe Juventus synon të përfitojë duke ia ofruar brazilianin në këmbim të Digne.

Juventus është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe drejtuesit e shohin francezin si një përforcim ideal.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here