Arthur Melo nuk bën më pjesë në planet e teknikut Massimiliano Allegri dhe ky i fundit tashmë po mendon si ta përdorë atë për ta sjellë në Torino ndonjë emër të madh në mesfushë.
Tashmë zgjidhja ideale për mesfushën është gjetur nga Allegri.
Bëhet fjalë për Luis Alberton e Lazios i cili mund të vijë në Allianz Stadium me anë të një shkëmbimi me Arthur gjatë afatit të janarit.
Në një sondazh të realizuar nga Calciomercato.it, 60% e fansave kanë zgjedhur Luis Alberton si emrin e preferuar për tu transferuar, ku opsione të tjerë ishin Bennacer i Milanit, Tanguy Ndombele i Tottenham dhe Lucas Digne i Everton.
Mesazhi është i qartë tashmë për Agnellin.
Presidenti i Biankonerëve tashmë ka në dorën e tij vendimin final ku një emër si Melo mund të zbusë edhe një president siç është Claudio Lotito që njihet si person i vështirë në negociata.