Strategji e padëgjuar deri më tani: Juventus transferon objektivin e Interit për të arritur tek Vlahovic!

Massimiliano Allegri ka gati planin më të çmendur dhe më të padëgjuar jo vetëm në Itali.

Obsesioni për të arritur deri tek Dusan Vlahovic duket se do të detyrojë Juventusin që të prekë edhe interesat e rivalit të Interit.

Fiorentina tashmë ka gjetur emrin që do të zërë vendin e sulmuesit serb kur ai të largohet në fund të këtij sezoni.

Bëhet fjalë për Gianluca Scamacca, sulmuesin e Sassuolos i cili është tash e disa muaj në radarët e Neroazzurëve.

Juventus po planifikon tashmë transferimin e Scamaccas që në merkaton e ardhshme verore ti ofrojë skuadrës nga Firence shërbimet e tij për të bërë më të lehtë arritjen e një marrëveshje.

Vlahovic është njëri prej sulmuesve më të kërkuar në Europë dhe me një moshë 21 vjeçare premton shumë për të ardhmen dhe kjo e bën Zonjën e Vjetër që të tentojë çdo mundësi për të arritur deri tek ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here