Lazzari lë Lazion për gjigantin e Serie A!

Manuel Lazzari ka hasur në vështirësi për të gjetur minuta tek skuadra e Lazios.

Maurizio Sarri nuk po e aktivizon atë nevojshëm duke habitur të gjithë duke pasur parasysh cilësitë e futbollistit.

Për të po mendon pikërisht ish tekniku i skuadrës nga kryeqyteti, Simone Inzaghi i cili tashmë drejton kampionët e Serie A, Interin.

Tashmë në tryezën e negociatave mund të hidhen shumë hipoteza të ndryshme ku nuk përjashtohet edhe një shkëmbim mes dy skuadrave.

Roberto Gagliardini ose Matias Vecino janë dy emra që pëlqehen nga Sarri dhe mund të përdoret një formulë e tij për të zyrtarizuar gjithçka në afatin e janarit.

Një gjë është e ditur, Lazzari në muajin janar nuk do të jetë më futbollist i Lazios dhe Neroazzurët kanë mundësinë e artë për të firmosur me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here