Raiola ka gati planin: De Ligt tek Real Madrid, dy yjet e Los Blancos tek Zonja e Vjetër!

Në një intervistë të dhënë ditëve të fundit, Mino Raiola ka folur qartë për të ardhmen e Matthijs de Ligt.

Agjenti i mirënjohur italian bëri të ditur që holandezi është gati për një hap të ri në karierën e tij dhe kaq ka mjaftuar për të krijuar hipoteza të ndryshme.

Dihet shumë mirë interesimi i Florentino Perez për qendërmbrojtësin e Zonjës së Vjetër dhe një marrëveshje që i konvenon të dy palëve është gati për tu shqyrtuar.

Real Madrid janë të gatshëm që të ofrojnë shërbimet e Militaos dhe Asensios, ku të dy kapin vlerën e 80 milionë eurove ndërkohë që De Ligt vlerësohet diku tek 100 milionë eurot.

Los Blancos duhet të bëjnë gati edhe një shumë prej 20 milionë eurosh për të bindur presidentin Agnellin për të arritur një marrëveshje të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here