Barcelona bën gati shitjen: Juventus pret e para në rradhë!

Kriza ekonomike që e ka kapluar Barcelonën ka detyruar ata që të nxjerrin në shitje shumë futbollistë.

Një talent i skuadrës blaugrana është gati ti thotë lamtumirë Camp Nous gjatë javëve të ardhshme.

Fjala është për Sergino Dest, mbrojtësi i djathtë i lindur në vitin 2000 që nuk po arrin të përshtatet siç duhet nën urdhërat e Xavi Hernandez.

Zonja e Vjetër ka nevojë për përforcime emergjente në të gjitha repartet dhe tashmë Cherubini po punon për një ofertë në drejtim të katalanasve.

Koha nuk premton aspak pasi Biankonerët nuk janë të vetëm në këtë garë pasi për amerikanin në garë është gjithashtu edhe Bayern Munich.

Barcelona pagoi 21 milionë euro për të dhe do të synojë që të sigurojë një shumë të konsiderueshme nga kjo shifër por kjo nuk përbën problem ndonjë problem të madh për skuadrën nga Torino.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here