Po shkëlqen në Gjermani: Patrick Schick për 50 milionë euro përsëri në Serie A!

Patrick Schick është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon të Bundesligas.

Sulmuesi çek shkëlqeu edhe me kombëtaren çeke në EURO 2020, ndërkohë që tani me Bayer Leverkusen po realizon gola në mënyrë të rregullt.

25 vjeçari ka zhvilluar 14 ndeshje këtë sezon në ligën gjermane duke tundur rrjetën plot 16 herë dhe asistuar 3 herë për shokët e skuadrës.

Falë kësaj forme interesimi për të po vjen duke u rritur dita ditës.

Manchester City, Juventus, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund raportohen të kenë shfaqur interesim për çekun.

Më e interesuara duket Zonja e Vjetër e cila ka mbetur pa një sulmues të mirëfilltë qysh prej largimit të Cristiano Ronaldos.

Schick më herët ka qenë pjesë e Romës ndërkohë që tani rikthimi i tij në Serie A pritet të ndodhë për një shifër prej 50 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here