Raiola fillon lëvizjet: Gati shkëmbimi mes Inter dhe Paris Saint Germain!

Mino Raiola është gati përsëri për një skenar të ri në merkaton e transferimeve me një ofertë ndaj Paris Saint Germain e cila përfshin një futbollist të Interit.

Pas trazimit të kampit të Juventusit ku paralajmëroi largimin e Matthijs de Ligt, tashmë duket se ka ardhur rradha e Neroazzurëve.

Bëhet fjalë për Stefan de Vrij, i cili ka një kontratë me kampionët e Serie A deri në vitin 2023 por që mund të largohet këtë verë.

Pochettino ka probleme në mbrojtje e sidomos me lëndimet e Sergio Ramos dhe Leonardo tashmë ka filluar të kërkojë në merkato një emër të ri për mbrojtjen.

Ndërkohë që në interesin e Raiolas dhe Marottas është Leandro Paredes, futbollist ky që pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i Neroazzurëve dhe që ka kohë që po flitet për një transferim të tij tek kjo skuadër.

Ai gjithashtu ka një kontratë që skadon në 2023 dhe një vlerë prej 25 milionë eurosh, gjithashtu e njejtë me De Vrij kështu që shkëmbimi mes tyre duket mundësia më e mirë për të dy palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here