Simeone frikëson Milanin: Kërkon transferimin e yllit të Rossonerëve!

Diego Simeone pritet që të lërë skuadrën e Atletico Madrid për të marrë drejtimin e Manchester United.

Më ndërrimin e stolit pritet edhe ndryshimi i objektivëve të tij në merkato ku skuadra e parë që do rrezikohet nga argjentinasi është pikërisht Milani i Stefano Piolit.

Diego Simeone në rast se merr drejtimin e Manchester United, pritet që në Old Trafford të sjellë nga Milani pikërisht Sandro Tonalin, i cili cilësohet si njëri nga talentet më të mëdhenj të Rossonerëve.

‘Xhevahiri’ i Milanit është shndërruar në një futbollist kyç për Stefano Piolin mirëpo milionat angleze mund ti ndërrojnë mendjen drejtuesve kuqezinj.

Diego Simeone do ti kërkojë Djajve të Kuq transferimin e tij gjatë verës së ardhshme për një shifër prej 40 milionë eurosh, aq sa kërkojnë edhe Rossonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here