Shevchenko është serioz: Në janar tek Genova vijnë 3 përforcime!

Sulmuesi legjendar ukrainas dhe tashmë tekniku i Genovas po kërkon që të rikthejë në Serie A mesfushorin Miralem Pjanic.

Mesfushori 31 vjeçar do të largohet nga Besiktas në fund të këtij sezoni kur huazimi i tij do përfundojë mirëpo nuk planifikon qëndrimin tek Barcelona dhe skuadra italiane po kërkon ta shfrytëzojë më së miri këtë situatë.

Përveç boshnjakut, emri tjetër në listën e Shevchenkos është ai i Matias Vecino të Interit, kontrata e të cilit me Neroazzurët skadon në verën e ardhshme.

Ndërkohë dy të tjerët  pritet të jenë Samu Castillejo dhe Andrej Jarmolenko, të dy këta që janë në fund të kontratave me skuadrat e tyre, Milan dhe West Ham.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here