Mourinho kthen sytë kah Spanja: Në janar transferon ylli i Atletico Madrid!

Roma e Mourinhos e përfundoi vitin 2021 dhe në janar do të tentohet menjëherë përforcimi i skuadrës.

Barazimi 1-1 ndaj Sampdorias shfaqi përsëri pikat e dobëta të skuadrës Giallorosse dhe Special One po kërkon ndërhyrje të shpejta në afatin e janarit.

Sytë e drejtuesve të Romës janë tek reparti i mesfushës dhe portugezi ka etiketuar një futbollist nga Atletico Madrid.

Bëhet fjalë për Hector Herrera i cili këtë sezon tek Atletico Madrid ka luajtur vetëm 322 minuta duke e bërë atë të gatshëm për tu larguar sa më herët që të jetë e mundur.

Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe Los Colchoneros është e gatshme ta largojë me një çmim simbolik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here