Shkëmbim i bujshëm: Lucas Moura transferohet në Serie A!

Lucas Moura ka humbur vendin e titullarit tek Tottenham dhe talenti brazilian po bëhet gati për një aventurë të re larg Londrës.

Ai pritet që të transferohet në Serie A ku një transferim i bujshëm po përgatitet për të me njërin nga yjet e kampionëve të Italisë, Interit.

Antonio Conte i ka kërkuar drejtuesve londinezë transferimin e Stefan de Vrij dhe një shkëmbimi i holandezit me Lucas Mouran mund të jetë një opsion i pëlqyer edhe nga Neroazzurët.

Il Corriere dello Sport ka bërë të ditur që një largim nga mbrojtja e Neroazzurëve është shumë i mundur që të ndodhë dhe me shumë mundësi do të jetë De Vrij para Milan Skriniar.

Moura nga ana tjetër e mirëpret një shkëmbim të tillë pasi tek Inter mund të rigjejë formën e tij të dikurshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here