Gati goditja për merkaton e janarit: Zbulohet dhurata e Interit për Inzaghin

Neroaxurët kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Inter e ka përfunduar gjysmën e parë të sezonit në vend të parë, mirëpo Neroxurët pritet të bëjnë disa goditje në merkato edhe përkundër ecurisë së mirë.

Ditët e fundit është raportuar për largimin e Francesco Acerbit nga Lazio dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Inzaghi.

Pas konfliktit me ultrasit e Lazios, Acerbi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Olimpico dhe Inzaghi ia ka kërkuar drejtuesve të Interit transferimin e tij.

Acerbi ka kontratë me Lazion deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 10 milionë euro.

Inter do të ofrojë 5 milionë euro për Acerbin, ndërsa bisedimet me Lazion pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here