Punë e kryer: Boubacar Kamara në janar te gjiganti italian

Marseille e nxjerr në shitje, Boubacar Kamara nga janari në Serie A!

Mesfushori i Marseille, Boubacar Kamara është njëri nga lojtarët më të kërkuar.

22-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të mira dhe kontratës që i skadon në fund të sezonit.

Interesim për Kamaran kanë shfaqur gjigantët anglez dhe gjigantët italian, por Calcio Mercato shkruan se francezi ka bërë zgjedhjen e tij.

Marseilli i ka rezistuar ofertave të shumta, por tani drejtuesit kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje para se të largohet si lojtarë i lirë.

Calcio Mercato, shkruan se Kamara ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Milani.

Kamara shihet si zëvendësuesi ideal për Kessien i cili pritet të largohet, por edhe për faktin se mund të luaj si qendërmbrojtës.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Kamara në janar do ta vesh fanellën e Milanit, ndërsa Rosonerët do të paguajn 15 milionë euro për kartonin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here