Shkëmbimi i janarit: Ylli i Juventusit në San Siro, ndërsa ylli i Milanit në Torino

Milan dhe Juventus kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Afati kalimtar është shumë pranë dhe klubet kanë filluar të përgatiten për përforcimet e reja.

Milan e mbyllin gjysmën e parë të sezonit në pozitën e dytë me 42 pikë, ndërsa Juventusi në pozitën e pestë me 32 pikë.

Njëri nga lojtarët i cili pritet të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar është Arthur Melo.

Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se interesim për Arthur ka shfaqur Milani.

Franck Kessie dhe Ismael Bennacer do të mungojnë për shkak të Kupës së Afrikës dhe Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve në mesfushë.

Milan synon huazimin e Arthur, ndërsa Juventus nga ana tjetër synon huazimin e Bennacer, i cili ka rënë në plan të dytë te Milani.

Pioli preferon Tonalin para mesfushorit algjerian dhe te Milan janë të hapur për këtë shkëmbim në formë huazimi.

Calcio Mercato, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe sipas të gjitha gjasave në janar Arthur do ta vesh fanellën e Milanit, ndërsa Bennacer atë të Juventusit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here