Gati bashkëpunimi i rradhës: De Ligt në Camp Nou, dy yjet e Barcelonës te Juventusi

Lajm i bombastik nga Spanja, Juventus dhe Barcelona kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Juventus dhe Barcelona njihen për marrëdhëniet e mira pas shkëmbimit mes Miralem Pjanic dhe Arthur Melos, shkëmbim ky që për hirë të së vërtetës ishte më tepër një operacion për të fryrë bilancet financiare.

Qendërmbrojtësi i Biankonerëve Matthijs de Ligt do të largohet nga Zonja e Vjetër dhe interesim për të ka shfaqur Barcelona.

De Ligt ishte pranë transferimit në Camp Nou, por në fund zgjodhi Juventusin para Blaugranëve.

Mediat spanjolle kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke shkruar se Barcelona ka gati ofertën për mbrojtësin holandez.

Blaugranët janë të gatshëm tia ofrojnë Juventusit kartonin e Memphis Depay dhe Clement Lenglet në këmbim të De Ligt.

Depay është në shënjestrën e Juventusit për një kohë të gjatë dhe Agnelli nuk ia ka mbyllur derën këtij operacioni.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here