E papritura e muajit janar: Christian Pulisic pranë firmës me skuadrën italiane!

Christian Pulisic tashmë ka humbur të gjithë besimin tek tekniku i Chelseas, Thomas Tuchel.

Pulisic dhe Tuchel e njohin shumë mirë njëri tjetrin, mirëpo tekniku gjerman beson se forma aktuale e 23 vjeçarit është shumë larg për të zënë një vend titullari tek kampionët e Europës.

Amerikani me rrënjë kroate tashmë po mendon largimin nga Stamford Bridge dhe një skuadër nga Italia ka shfaqur interesim serioz për të.

Bëhet fjalë për Genovan e cila udhëhiqet tashmë nga Andriy Shevchenko, i cili dëshiron fillimisht huazimin e Christian Pulisic dhe pastaj të ketë të drejtë blerje të kartonit të tij.

Në rast se Pulisic tregon formë të mirë gjatë huazimit atëherë italianët do shqyrtojnë mundësinë për blerjen përfundimtare të shërbimeve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here