Muriel habit të gjithë: Transferohet tek gjiganti i Serie A!

Sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel pritet të shkaktojë një transferim surprizë që pak kush e kishte menduar në Apenine.

Lëndimet e shpeshta dhe minutat e pakta në fushën e blertë kanë zbehur pak performancën e tij gjatë muajve të fundit.

Është Massimiliano Allegri ai i cili po mendon për një emër të ri në sulm dhe pikërisht Muriel tashmë ka përfunduar në listën e transferimeve të Zonjës së Vjetër.

Alvaro Morata nuk po bind dhe për këtë arsye nuk do të qëndrojë në Torino më shumë se ky sezon, ndërkohë që Paulo Dybala nuk ka asgjë të sigurt deri më tani.

Calciomercato ka bërë të ditur që Juventus po bëhet gati për të bërë një ofertë në drejtim të Atalantas për të bindur këta të fundit që të heqin dorë nga kolumbiani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here