Kapiteni i Napolit dhe njëkohësisht më i preferuari i fansave, Lorenzo Insigne në moshën 30 vjeçare është shumë pranë largimit nga skuadra e cila i kushtoi karierën.
Insigne është në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe mundësitë për të mos rinovuar me këtë skuadër tashmë janë shumë të mëdha.
Ai ka kërkuar një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon ndërkohë që Napoli i ofron atij jo më shumë se 3.5 milionë.
Mediat italiane bëjnë të ditur që skuadra kanadeze e Torontos është e gatshme që të shfrytëzojë një situatë të tillë dhe i ka ofruar atij një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon nëse vendos ta mbyllë karierën tek kjo skuadër.