Shkëmbim spektakolar: Coutinho rikthehet në Serie A!

Philippe Coutinho përsëri në Serie A falë një super shkëmbimi.

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho në janar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona.

29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Xavit dhe drejtuesit kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje.

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Coutinho mund të rikthehet në Itali falë një super shkëmbimi.

Interesim për brazilianin ka shfaqur Interi, ndërsa Barcelona në këmbim do tia kërkojë Neroaxurëve kartonin e Stefan De Vrij.

De Vrij dëshiron largimin nga Interi në fund të sezonit dhe Neroaxurët janë të hapur për këtë shkëmbim.

Coutinho ishte pjesë e Interit për tre vite para se të transferohej te Liverpooli.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here