Marotta dështon: Brozovic nuk rinovon me Interin, pranon ofertën që nuk mund të refuzohet!

Marcelo Brozovic ka një kontratë me Interin deri në verën e vitit 2022.

Përfaqësuesi kroat është njëri prej futbollistëve kryesorë të Neroazzurëve dhe për rinovimin e kontratës i kishte kërkuar skuadrës një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon.

Inter e zënë ngusht vendosi që ta pranojë këtë kërkesë të mesfushorit të saj mirëpo një gjë e tillë duket se nuk do të jetë tashmë e mjaftueshme.

Kjo për faktin që në garë për të ka hyrë tashmë njëra prej skuadrave më të pasura në botë.

Bëhet fjalë për Newcastle United të cilët raportohet se i kanë bërë një ofertë të parezistueshme.

Inter duket në telashe pasi do të mbetet pa njërën prej ‘shtyllave’ kryesore të Simone Inzaghit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here