Lajm bombastik: Krzysztof Piatek rikthehet në Serie A

Krzysztof Piatek rikthehet në Itali.

Ish-sulmuesi i Genoas dhe i Milanit, ndërsa akutalisht futbollist i Hertha Berlinit mund të rikthehet përsëri në Itali.

Piatek u largua nga Milani në janar të vitit 2020 për 24 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm një gol në dhjetë ndeshje.

Sulmuesi polak ka kontratë me Herthan deri në vitin 2025, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se 26-vjeçari mund të rikthehet në Itali.

Calcio Mercato, shkruan se Torino ka piketuar Piatekun si zëvendësuesin ideal të Andrea Belottit.

Te Torino besojnë se Piatek mund ta gjejë përsëri formën e duhur, ndërsa vlera e polakut në treg është 10 milionë euro, shifër të cilën Torinezët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Herthas.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here