Diego Simeone sytë kah Italia: Atletico Madrid transferon yllin e Romës!

Skuadra e Atletico Madrid në pjesën e parë të këtij sezoni krijoi shumë dyshime me paraqitjet e saj, duke lënë të kuptohet që ka nevojë për disa përforcime në janar.

Edhe pse kanë mbetur në Champions League, Diego Simeone nuk është i kënaqur me skuadrën aktuale dhe po kërkon urgjentisht blerje të reja.

Sport bën të ditur që Los Colchoneros kanë shënjestruar tashmë mesfushorin e skuadrës së Romës, spanjollin Gonzalo Villar.

23 vjeçari nuk është njëri ndër emrat e pëlqyer të Jose Mourinhos dhe për këtë arsye Simeone po kërkon ta shfrytëzojë këtë situatë të vështirë në të cilën futbollisti gjendet aktualisht.

Akoma nuk është vënë ndonjë çmim nga Giallorossët mirëpo një marrëveshje duket lehtë e arritshme pasi vullneti ekziston nga të dy palët por edhe vetë futbollisti është gati për një aventurë të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here