Nuk shtyhet më: Isco transferohet falas tek gjiganti i Serie A!

Marrëdhëniet në mes të Iscos dhe Carlo Ancelottit ndoshta janë në nivelin më të ulët dhe siç po shihet nuk ka mbetur mundësi bashkëpunimi mes këtyre të dyve.

Kjo situatë po kërkohet që të shfrytëzohet maksimalisht nga njëra prej skuadrave më të mëdha në Apenine.

Është Milani i Stefano Piolit e cila po ëndërron për transferimin e tij me parametra 0, transferim ky që do të ishte mëse i duhuri për teknikun italian.

Kontrata e futbollistit skadon në qershor të 2022 dhe nuk përjashtohet mundësia që spanjolli të lërë Madridin edhe gjatë muajit janar.

OkDiario ka bërë të ditur që nuk ka asnjë mundësi rinovimi të Iscos me Los Blancos shkaku i marrëdhënieve mes tij dhe Ancelottit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here