Jo vetëm Insigne: Toronto transferon edhe yllin e Juventusit!

Një protagonisht i pazakontë ka hyrë në merkaton e janarit.

Skuadra kanadeze e Torontos tashmë ka arritur marrëveshjen për transferimin e Lorenzo Insignes por gjiganti amerikanoverior nuk do ta lërë me kaq.

Tashmë në fokusin e tyre ka përfunduar një futbollist i skuadrës së Juventusit.

Bëhet fjalë për Aaron Ramsey i cili nuk bën pjesë më në planet e Massimiliano Allegrit por Zonja e Vjetër nuk do heqë dorë nga ai pa përfituar një shumë të arsyeshme.

30 vjeçari uellsian kërkon gjithashtu largimin pasi e di që nuk ka të ardhme nën drejtimin e Allegrit.

Por përveç tij Toronto i ka vënë syrin edhe Andrea Belottit të Torinos, i cili ka një kontratë që skadon në fund të këtij sezoni dhe i cili ka deklaruar që dëshiron largimin në fund të këtij sezoni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here