Milan këtë sezon është përsëri në garë për titullin e Serie A dhe gjatë janarit Paolo Maldini po planifikon përforcimin e skuadrës në të gjitha repartet.
Përveç një mbrojtësi që tashmë është një nevojë e patjetërsueshme për skuadrën e Stefano Piolit, Paolo Maldini tashmë po mendon edhe për repartin e sulmit.
Hakim Ziyech ka kohë që po përflitet për një transferim të mundshëm në San Siro dhe tashmë Rossonerët i kanë dhënë një marsh më shumë këtij plani.
Fichajes bën të ditur që Blutë e Londrës janë të gatshëm që ta lënë të lirë marokenin që të largohet nga skuadra gjatë muajit janar.
Milan fillimisht do të kërkojë huazimin e tij mirëpo është akoma e paqartë nëse Chelsea do të pranojë mundësinë që Rossonerët të kenë të drejtën e kartonit të tij në fund të sezonit.